Kosova në marrëdhëniet diplomatike Zvicër-Jugosllavi (VI
Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Nga Zef Noka
Dokumenti nr. 13.
Austria duket të jetë i vetmi vend i Evropës Perëndimore që vlerësoi saktë shtrirjen e krizës jugosllave që në fillim. Analizë e reagimeve në vendet e tjera fqinje të Jugosllavisë, mbi rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit dhe efektet e krizës jugosllave në KE dhe Zvicër. Nëse Armëpushimi i 25 shtatorit 1991, i rënë dakord ndërmjet Millosheviqit, Kadijeviqit dhe Tugjmanit. Zvicra është e prekur drejtpërdrejt nga kriza e Jugosllavisë në atë që numri i qytetarëve jugosllavë në Zvicër është rritur.
Sekretariati Politik
p.B.58.2 Jugosl.3-MEC/BUG Bern, 26 shtator 1991
p.B.58.06.2.2.
Konferenca mbi situatën e dt. 1 tetor 1991.
EFEKTET NDËRKOMBËTARE TË KRIZËS JUGOSLLAVE
1. Qëndrimi i vendeve fqinje
a) Austria
Austria duket të jetë i vetmi vend i Evropës Perëndimore që vlerësoi saktë që në fillim shtrirjen e krizës jugosllave. Pavarësisht pozicionit kompetent për shkak të lidhjes historike me Jugosllavinë (territori i monarkisë austro-hungareze arrinte deri në Krajina, ku u vendosën të ashtuquajturit bujqit për mbrojtje kundër Perandorisë Osmane) dhe afërsisë gjeografike me Slloveninë dhe Kroacinë, deri më tani ende nuk ka depërtuar me propozimin për njohjen e këtyre dy republikave nga bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht nga Komuniteti Evropian (KE), dhe ajo për momentin ende edhe vet nuk i ka njohur këto republika. KE i ka bërë Austrisë të kuptojë se anëtarësimi i saj në Komunitetin e Dymbëdhjetëve mund të rrezikohet nëse ajo do t`i njoh para kohe Slloveninë dhe Kroacinë. Në fakt, njohja nga një shtet i vetëm ose nga shtetet individuale vështirë se ndryshon diçka në natyrën e konfliktit jugosllav (siç tregon njohja nga qeveria letoneze). Edhe pse Austria hasi në përkrahje nga Gjermani, ajo nuk arriti të depërtoj me idenë e njohjes në Spanjë, Francë, Itali dhe Angli, pasi këto shtete donin me çdo kusht të parandalonin një efekt sinjali për pakicat e tyre. Austria iu nënshtrua opinionit të KE-së, i cili më vonë u ndryshua se njohja duhet kuptuar si kërcënim për Serbinë. Nëse sulmet serbe ndaj Kroacisë nuk do të pakësoheshin, KE do të detyrohej të njihte dy republikat perëndimore si shtete sovrane.
Përshkallëzimi i luftës civile tregoi se serbët nuk u trembën nga ky “kërcënim”. Qëndrimi i KE-së për njohjen ka rezultuar jo vetëm i padobishëm, por edhe kundër produktiv: në fakt, duket se qarqet kroate u përpoqën të provokonin sulme nga pala serbe për të “detyruar” njohjen e Sllovenisë dhe Kroacisë përmes përshkallëzimit të luftës civile.
Sikur KE të kishte miratuar vlerësimin e Austrisë për situatën dhe të njihte Slloveninë dhe Kroacinë, kjo mund ta kishte ngritur konfliktin ende të brendshëm në një konflikt ndërshtetëror. Kjo do të kishte krijuar kushte më të favorshme për përfshirjen e mekanizmave ndërkombëtarë të menaxhimit të krizave.
b) Italia
Italia është vendi i dytë i Evropës Perëndimore që ka lidhje historike me Jugosllavinë. Gadishulli slloven i Istra sot i përkiste Italisë në periudhën mes luftërave, ku rreth 200,000 italianë që jetonin atje u shpërngulën në vitin 1945.
Pakicat italiane ende jetojnë në Slloveni dhe gjithashtu në Kroaci. Rrethet nacionaliste të këtyre të kthyerve apo pasardhësve të tyre tani po bëjnë fushatë për autonominë e Istrës dhe po kërkojnë – të paktën në mënyrë implicite – një rishikim të kufirit. Kjo kërkesë deri më tani është refuzuar nga qeveria Andreotti. Megjithatë, ministri i Jashtëm De Michelis thuhet se tashmë ka vërejtur se Traktati i Orsimos, në të cilin është rregulluar kufiri italo-jugosllav, do të duhej të zhvillohet më tej, gjë që shkakton spekulime të ndryshme.
c) Hungaria
Duke marrë parasysh pakicën relativisht të madhe hungareze prej rreth 21% të popullsisë së Vojvodinës, Hungaria po përpiqet të qëndrojë jashtë konfliktit të brendshëm-jugosllav sa më neutral që të jetë e mundur. Autonomia e provincës kufitare të Vojvodinës, e cila prej kohësh është hequr, jep arsye për shqetësim të justifikuar në Budapest.
d) Bullgaria, Greqia
Bullgaria dhe Greqia zënë një pozitë të veçantë në krizën jugosllave në atë që nuk kanë pakica në Jugosllavi, por përkundrazi minoritete jugosllave brenda kufijve të tyre shtetërorë, pra maqedonas.
Një pakicë ekstremistësh nacionalistë kanë parasysh krijimin e një shteti të Maqedonisë së Madhe, i cili do të përfshinte zonat kufitare maqedonase të Bullgarisë dhe Greqisë përveç territorit të republikës aktuale. Në çdo rast, krijimi i një shteti të tillë duket jorealist, pasi as Bullgaria dhe as Greqia nuk do të ishin të gatshëm të lëshonin territore.
Megjithatë, Bullgaria dhe Greqia njohin kufijtë aktualë të përbashkët shtetërorë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë përkatësisht Greqisë. Megjithatë, të dy mohojnë ekzistencën e një kombi maqedonas, të cilin ata e konsiderojnë si një ndërtim arbitrar të Beogradit. Po ashtu, ata nuk e njohin ekzistencën e pakicave maqedonase në territoret e tyre. Bullgaria me sa duket do të ishte e gatshme të njihte një shtet të pavarur të Maqedonisë nëse i konsideron edhe maqedonasit si bullgarë. Udhëheqja maqedonase pretendon se në regjistrimin e pranverës 1991 vetëm 1,596 maqedonas e identifikuan veten si bullgarë.
Greqia ka pikëpamjen se maqedonasit janë thjesht grekë të sllavizuar dhe kështu i përkasin qartë popullit grek. Duket e diskutueshme nëse Greqia do të njihte një shtet të pavarur të Maqedonisë.
e) Shqipëria
Që nga fundi i komunizmit në Shqipëri dhe përkeqësimi i situatës në ish-krahinën autonome të Kosovës, e cila që atëherë është sinkronizuar me Serbinë, interesi i shqiptarëve të Kosovës për bashkim me Shqipërinë është rritur ndjeshëm. Nëse Kosova është në gjendje të shkëputet nga Serbia, Tirana ka të ngjarë të pajtohet me këtë bashkim, me kusht që të mos ketë frikë nga ndonjë veprim ushtarak serb nga Kosova apo Maqedonia kundër Shqipërisë.
Parlamenti i Kosovës, i ndaluar nga Beogradi, hodhi hapin e parë drejt pavarësisë në një seancë të fshehtë në Prishtinë me vendimin për mbajtjen e një referendumi për çështjen e pavarësisë së Kosovës nga 26-30 shtator 1991.
2. Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit
Rreziku që kriza jugosllave mund të përhapet në formën e konflikteve të armatosura duket i ulët, sepse interesat e blloqeve të fuqive nuk përplasen më në Jugosllavi. Nga njëra anë, KE nuk e ka provuar ende veten si një bllok fuqie dhe nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik tashmë është shpërbërë. Një efekt sinjal i krizës së Jugosllavisë në shtetet e tjera të përziera etnike nuk mund të dallohet. Përkundrazi, ajo tregon se sot, pasi është hequr shtypja e rrymave nacionaliste nga komunizmi, faza e nacionalizmit që përjetoi Evropa Perëndimore kryesisht në shekullin e 19-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të 20-të duhet të rikthehet (rihapen). Me gjasë integrimi afatgjatë sllav mund të realizohet vetëm pas formimit të shteteve kombëtare.
Megjithatë, kriza do të zgjerohet për aq sa kolapsi ekonomik i Jugosllavisë, veçanërisht i Serbisë dhe Kroacisë, është i pashmangshëm pas kolapsit të shtetit që tashmë ka ndodhur. Nëse situata qetësohet, komunitetit perëndimor nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse t’u ofrojë jugosllavëve ndihmë të gjerë humanitare dhe ekonomike për dimrin e ardhshëm.
Çdo ndërhyrje ushtarake nga shtetet fqinje për të fituar territor në rrjedhën e krizës së Jugosllavisë duhet gjithashtu të klasifikohet si e pamundur. Të gjitha ato varen pak a shumë nga marrëdhëniet ekonomike me Perëndimin dhe nuk mund t’i rrezikojnë këto marrëdhënie me veprime në kundërshtim me parimet e KSBE-së.
Pasojat e krizës së Jugosllavisë për refugjatët janë të panjohura. Nëse armëpushimi i fundit absolut i 25 shtatorit 1991, i rënë dakord ndërmjet Millosheviqit, Kadijeviqit dhe Tugjmanit do të mbahej, kjo do të reduktonte fluksin e refugjatëve. Deri më tani ka mbizotëruar migrimi i brendshëm jugosllav. Vetëm Hungaria ka pranuar një numër të madh refugjatësh. Megjithatë, nëse armiqësitë vazhdojnë, duhet të pritet që vendet e tjera fqinje do të duhet të pranojnë një numër më të madh refugjatësh.
Megjithatë, flukset e refugjatëve gjithashtu mund të shkaktoheshin vetëm brenda disa javësh ose muajsh për shkak të vështirësive ekonomike.
3. Ndikimi në KE
Politika e jashtme e përbashkët e KE-së në lidhje me Jugosllavinë duhet të konsiderohet e dështuar për tre arsye:
1. Kriza ka treguar se KE nuk është në gjendje të bie dakord për një qëndrim të përbashkët të politikës së jashtme.
2. Frika e Francës, Spanjës dhe Italisë për përkeqësimin e problemeve të pakicave brenda radhëve të tyre ka dominuar prej kohësh opinionin zyrtar të KE-së. Për këtë arsye, Bashkësia e Dymbëdhjetëve vazhdonte të bënte presion për ruajtjen e shtetit jugosllav në tërësi, kur dallimet e papajtueshme tashmë po bëheshin të dukshme.
3. Me këtë as problemet e pakicave nuk mund t’i afroheshin zgjidhjes dhe as nuk mund të ruhej shteti jugosllav. Përkundrazi, rezultoi se KE nuk ka peshë të mjaftueshme në politikën e jashtme.
Shpërbërja e shtetit jugosllav do të vazhdojë ta rëndojë KE-në në dy drejtime edhe për një kohë të gjatë.
Ekonomikisht:
Si rezultat i katastrofës ekonomike të përmendur tashmë, KE-së do t’i duhet të sigurojë ndihmë ushqimore për arsye humanitare, si për të mbrojtur popullsinë jugosllave nga mungesat e mëdha të furnizimit dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar lëvizjet migrimit drejt Perëndimit.
Politikisht:
Paaftësia e KE-së për t’u shprehur me një zë në politikën e jashtme, e cila është bërë e dukshme me krizën jugosllave, ka të ngjarë të ketë një efekt frenues në bashkimin e dëshiruar politik.
4. Efektet në Zvicër
Zvicra është e prekur drejtpërdrejt nga kriza e Jugosllavisë në atë që numri i qytetarëve jugosllavë në Zvicër është rritur. Banorët afatshkurtër dhe turistët nuk janë kthyer apo udhëtuar këtu për shkak të akteve të luftës.
Nëse rreziku i lartpërmendur i flukseve të refugjatëve drejt perëndimit nuk mund të shmanget, ekziston gjithashtu rreziku që Zvicra të përballet me një numër të madh refugjatësh.
Prandaj, Zvicra do të ketë interes të sqarojë se në çfarë mase, pasi të sigurohet armëpushimi, do të jetë në gjendje të marrë pjesë brenda kuadrit të komunitetit perëndimor të shteteve në ndihmën emergjente humanitare dhe në ndihmën ekonomike dhe rindërtuese po aq të domosdoshme.
Meier
Dokumenti nr. 14
Dy misionet fakt-mbledhëse zvicerane në Shqipëri identifikuan në qershor dhe shtator 1991 situatën e keqe ushqimore dhe kujdesin katastrofë mjekësor që po përjetonte vendi në fazën kthesës politike si dhe për prioritetet emergjente për ndihmë humanitare. Propozohen paketat e ndihmës bilaterale. Shuma totale e ndihmës zvicerane deri më tani kishte rritur shifrën pothuajse 4 milionë franga zvicerane.
0.222. Alb. -AML
Lista kontrolluese
Bernë, 16 tetor 1991
Ndihma humanitare zvicerane për Shqipërinë
1. Vlerësimi i nevojave
Për shkak të mungesës së partnerëve institucionalë (organizatave humanitare) në vend ishte nevojshme që sqarimet e nevojave të bëhen vetë në vend.
Situata në Shqipëri u sqarua në dy misione të drejtuara nga Departamenti i Ndihmës Humanitare dhe NZNH dhe me pjesëmarrjen e Departamentit Politik I, ZFF (misioni i parë) dhe ZFTJ (misioni i dytë). Këto misione u zhvilluan në qershor dhe shtator të këtij viti. Nga pikëpamja humanitare, si fokus u identifikua situata e keqe ushqimore dhe kujdesi katastrofë mjekësor. Reparti për NH /NZNH nxori përfundimet e mëposhtme si më poshtë:
2. Ndihma financiare të shumanshme
Një kontribut mbështetës që ishte vënë në dispozicion Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Rumaninë në 1989 e që nuk ishin përdorur deri më tani, me kërkesën e saj për një program ndihme urgjente në Shqipëri iu transferuan më 23.7. Kryqit të Kuq një shumë prej 1 milion frangash zvicerane.
3. Aksionet drejtpërdrejta dypalësh
a) Si rezultat i misionit të parë sqarues, trupat zvicerane të ndihmës ndaj fatkeqësive i dërguan Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë materialin mjekësor urgjent të nevojshëm (insulinë dhe shiringa insuline) me vlerë 95,000.
b) Më 30 shtator 1991, Këshilli Federal miratoi një kërkesë të paraqitur nga reparti i NH /NZNH për masa urgjente të ndihmës humanitare në shumën 2,5 milionë CHF.
Kjo paketë emergjente, për të cilën qeveria shqiptare është informuar përmes Ambasadës sonë në Beograd, përfshin:
– ndihma emergjente në formën e dorëzimit të 2000 tonë miell. Mielli është blerë në Hungari dhe u transportua në veri të Shqipërisë me transport hekurudhorë. Pranimi dhe shpërndarja e mallit do bëhet dhe monitorohet nga logjistika e NZNH së, fushata do të përfundojë në ditët në vijim (kostoja rreth 700`000).
– – një ndihmë mjekësore afatmesme. Kjo përfshin dorëzimin ose pagesën e produkteve farmaceutike, pajisjeve të vogla, reagjentëve dhe materialeve harxhuese. Fillimisht është synuar që ne t’i prokuronim këto mallra, lloji dhe objekti i të cilave ishte përcaktuar nga një farmacist i NZNH në bazë të një misioni paraprak dhe t’i transportonim në Shqipëri. Megjithatë, tani duket më e përshtatshme që blerjen t`ua lëmë në dorë autoriteteve shëndetësore shqiptare që ato t`i bëjnë t`i porosisin te partnerët e tradicionalë ku i kanë porositur më parë, kurse ne të marrim vetëm financimin. Momentalisht logjistikët e NZNH në Shqipëri po bëjnë sqarimet e nevojshme. Edhe në këtë rast do të monitorohet shpërndarja. (Kostoja rreth 700’000.-)
– – rehabilitimi afatgjatë i infrastrukturës spitalore. Ka të bëjë me një rinovim selektiv të objekteve spitalore elementare. Edhe këtu logjistikët e NZNH po bëjnë sqarimet e nevojshme dhe organizojnë realizimin e aksionit. Kostoja buxhetore e planifikuar është 1.1 milion franga. Në rast nevoje urgjente për ushqim, kostot e transportit nga kjo sasi mund të përdoren për një sasi ushqimi për mbijetesë që ende nuk është përcaktuar nga rezervat e Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile që do të rinovohen.
1. Shuma totale e ndihmës së deritashme zvicerane
Ndihma mjekësore urgjente (korrik) 95,000 franga.
Kryqi Kuq (korrik) 1 000 000 fr..
Paketa e ndihmës (shtator) 2`500`000 fr..
Total: 3`595`000 franga
Lorenzo Amberg
Dokumenti nr. 15.
Përmbysjet politike dhe prishja e shpejtë e ekonomisë së planifikuar e kanë zhytur Shqipërinë tashmë të prapambetur në një emergjencë akute. Ndihma humanitare prej 2.5 milionë frangash dhënë Shqipërisë konsistonte në furnizimin dhe shpërndarjen e 2000 tonë miell, furnizimin e pajisjeve mjekësore dhe lëndëve të para për produktet farmaceutike dhe rehabilitimin e infrastrukturës spitalore. Misioni zviceran vënë re mungesën kronike të frutave, qumështit dhe peshkut dhe furnizimin e dobët me perime. Fenomene të tilla si mungesa e vitaminave dhe kalciumit si shkaktare të paraqitja së rritjes së gjëndrës tiroide te fëmijët.
Këshilli Federal i Zvicrës
Vendim: 30.09.1991
Ndihma humanitare për Shqipërinë
Bazuar në aplikimin e DPJ të 12 shtatorit 1991 duke u mbështetur në rezultatin e procedurës së raportit të përbashkët
vendosi:
1. Departamenti i Punëve të Jashtme është i autorizuar t’i japë Shqipërisë ndihma humanitare në shumën totale 2.5 milionë franga.
Këto përbëhen prej tre komponentëve:
a) dërgimin dhe shpërndarjen e 2000 tonë miell
b) dorëzimi i pajisjeve mjekësore, reagjentëve, lëndëve të para për produkte farmaceutike dhe alokimeve mjekësore
c) rehabilitimin e infrastrukturave spitalore
2. Detyrimet i ngarkohen kredisë kornizë për vazhdimin e ndihmës humanitare ndërkombëtare në përputhje me Dekretin Federal të 30 Nëntorit 1988 (BBl 1988 III 1495).
3. 1. Shpenzimet sipas pikave 1. a) dhe b) do të ngarkohen në buxhetin e vitit 1991 të DPJ (DPN), titujt 0202-3600.201 dhe 0202-3600.203. Shpenzimet për rehabilitimin e infrastrukturës spitalore (1 c) i ngarkohen buxhetit të DPJ (DPN), kreut 0202-3600.201 për vitin 1992.
4. DPJ është i autorizuar të kompensojë kërkesën shtesë të rubrikës së shpenzimeve 0202.3600.206/7 “Produkte të tjera ushqimore” nën pikën 1a) 2000 ton miell gruri. Kërkesa shtesë kompensohet duke bllokuar një shumë përkatëse në kreun 202.3600.206/7 “ndihma të tjera ushqimore”.
Për korrektësinë certifikatën së protokollit
Hans Muret
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme
Bernë, 12 shtator 1991
drejtuar Këshillin Federal
Ndihma humanitare për Shqipërinë
I.
Përmbysjet politike dhe prishja e shpejtë e ekonomisë së planifikuar e kanë zhytur Shqipërinë tashmë të prapambetur në një emergjencë akute, që ndikon veçanërisht në furnizimin me mallra bujqësore dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ju kërkojmë, në bazë të misionit verifikues të dytë të realizuar nga 2.-5. Shtator 1991 të miratojë një paketë masash për ndihmë për Shqipërinë me vlerë 2.5 milionë frangash. Kjo ndihmë përfshinë dërgimin e menjëhershëm të 2.000 tonë miell me vlerë 700,000 frangash, pajisje mjekësore ose sende të vogla dhe lëndë të para për produkte farmaceutike me vlerë 700,000 frangash dhe, në afat të mesëm, rehabilitimin e infrastrukturës spitalore në vlerë prej 1.1 milion franga.
II.
Situata
Proceset e reformave të filluara në Shqipëri, pas 45 vjetësh sundimi të ngurtë njëpartiak dhe vet-izolimit në rritje të vetë-imponuar, janë më të vrullshme dhe më dramatike se në vendet e tjera të Evropës Lindore. Shqipëria, zhvillimi politik dhe ekonomik i së cilës stagnoi në nivelin e pasluftës për dekada dhe me mjete drastike, është jashtëzakonisht keq e përgatitur për ndryshimet e papritura, tronditëse. Në kuadrin e trazirave në Evropën Lindore dhe recesionit global, Shqipëria gjendet në një situatë tipike tranzicioni, në të cilën marrëdhëniet tradicionale tregtare me fqinjët e saj të Evropës Qendrore dhe Lindore janë të penguara ose ndërprerë dhe marrëdhëniet me Evropën Perëndimore, për të cilat Shqipëria po përpiqet urgjentisht, pothuajse nuk kanë nisur realisht. Ekonomia shqiptare është në prag të kolapsit. Sipas raportit të misionit faktmbledhës të Këshillit të Evropës (8-11 korrik), borxhi i jashtëm i vendit prej 500 milionë dollarë amerikanë bëri që eksportet ranë nga 120 milionë dollarë (1990) në 10 milionë dollarë (1991). Grevat e zgjatura me javë praktikisht kanë mbyllur tregtinë dhe prodhimin që nga shkurti. Kjo në një vend, ku të ardhurat për kokë banori janë më pak se 600 dollarë amerikanë që janë më të ulëta se ato të Republikës Domenikane, Cape Verde ose Republikës së Jemenit. Lëvizjet masive të fluturimeve, veçanërisht nga qytetet drejt Italisë (rreth 20,000 refugjatë në shkurt, azilkërkues të rinj u kthyen nga Bari në gusht) si një shprehje e një situate të pasigurt punësimi – sipas shifrave zyrtare shkalla e papunësisë është 35% – solli në ndërgjegjësimin e publikut krizën shqiptare. Pas zgjedhjeve të para të lira më 31 mars 1991, u shfaqën edhe tensionet sociale. PK-ja e reformuar arriti të fitojë 75% të votave falë ndarjes parazgjedhore të 2000 m2 tokë dhe disa krerë bagëti për çdo familje fshatare: popullsia rurale përbën dy të tretat e popullsisë totale prej 3.3 milionë banorësh. Rezultati ishte një bojkot i përkohshëm i produkteve bujqësore nga qytetarët e politizuar, demokratikë dhe përparimtarë, si dhe lëvizjeve të reja greviste, që kulmuan me grevë të përgjithshme të dt. 16.5. dhe të dt. 3.6. që përfundimisht detyruan qeverinë komuniste të jepte dorëheqjen. Aktualisht në krye është një qeveri e përkohshme me orientim teknokratik, e cila do të përgatisë zgjedhje të reja. President është ende Ramiz Alia, i cili konsiderohet si komunist reformator, që prej 5.6. kryeministër është ish-ministri i ushqimit, Ylli Buffi.
Vlerësimi i nevojave
Për shkak të situatës së vështirë, javët dhe muajt e fundit në Shqipëri janë kryer misione fakt mbledhëse nga institucione/organizata të ndryshme të komunitetit ndërkombëtar. Edhe nga ana zvicerane situata u sqarua në dy misione të drejtuara nga Departamenti i Ndihmës Humanitare dhe me pjesëmarrjen e Departamentit Politik I, BFF (vetëm misioni i parë) dhe BAWI (vetëm misioni i dytë). Si rezultat i misionit të parë nga data 10 deri në 17 qershor, materiali i nevojshëm urgjent (insulinë/shiringa insuline) me vlerë 95.000 fr. u dorëzua në konsultim me partnerët e qeverisë shqiptare. Në të njëjtën kohë u planifikua një mision i dytë për të sqaruar në detaje nevojat në sektorin e shëndetësisë dhe në veçanti zhvillimin e situatës në fushën jashtëzakonisht komplekse të ushqimit. Ky mision u zhvillua nga dt. 2.-5. shtator.
Situata e nevojave
Situata e rëndë ushqimore është vënë në pah nga të gjitha misionet që vizituan Shqipërinë këtë vit. Për shembull, Misioni Humanitar i OKB-së (19-27 qershor) vuri në dukje në raportin e tij se nuk kishte qumësht për një vit në Tiranë dhe se buka me racion mund të blihej vetëm falë blerjes urgjente të miellit në Turqi nga ana qeverisë. Vezët, peshku dhe mishi mungojnë plotësisht. Misioni zviceran tashmë ka vënë re mungesën kronike të frutave, qumështit dhe peshkut dhe furnizimin e dobët me perime. Fenomene të tilla si mungesa e vitaminave dhe kalciumit dhe, për shembull, paraqitja e strumës (vër. e përkth. rritje e gjëndrës tiroide) tek fëmijët, mund t’i atribuohen kequshqyerjes ose mungesës së ushqimit. Të gjitha misionet, duke përfshirë misionin e dytë zviceran fakt-mbledhës, bien dakord që Shqipërisë i duhen urgjentisht 600,000 ton drithë në muajt e ardhshëm. Sipas hetimeve zvicerane, në veri të vendit ka një theksim të veçantë të nevojave. Këto nevoja janë rritur në mënyrë masive gjatë kohës mes dy misioneve zvicerane. Kujdesi tashmë i dobët mjekësor gjithashtu është përkeqësuar më tej. Në të gjitha raportet e misioneve të ndryshme, fokusi është te mungesa e ilaçeve dhe furnizimeve të vogla kirurgjikale, si dhe gjendjes së pajisjeve të vjetruara të pa shpresë. Vërehet një shkallë e lartë e infektimit për shkak të mungesës së materialeve të disponueshme si shiringa, gjilpëra, komplete transfuzioni, pelena etj. Një rritje e rrezikshme e rasteve të hepatitit A i atribuohet edhe higjienës së keqe në spitale.
Ndihmat e deritashme dhe të planifikuara nga komuniteti ndërkombëtar
– Komisioni Evropian i ka dhënë një ndihmë Shqipërisë me dt. 24.7. prej 500,000 Ecu (883,500 franga.) për blerjen e barnave dhe ushqimit për fëmijë. Përveç kësaj, KE synon të dërgojë 45,000 ton grurë. 50,000 ton tjerë janë duke u konsideruar. Në analogji me procedurën e përdorur nga Zvicra për Poloninë në atë kohë, KE e blen grurin në Hungari (të paktën një pjesë e tij tashmë është dorëzuar, megjithëse për arsye ekonomike me sa duket nuk është dorëzuar gruri i bukës, por gruri foragjer. );
• Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i Zvicrës po buxheton rreth 2 milionë CHF për programin e saj të ndihmës urgjente humanitare në Shqipëri. 1 milion janë marrë nga DEH, departamenti HH/SKH më 23.7. e janë vënë në dispozicion;
• Italia ka aktualisht 600 ushtarë dhe kamionë ushtarakë të vendosur për të shpërndarë ndihmën e ardhur dhe për të ofruar mbështetje logjistike.
Aksioni zviceran për ndihmë
Aktualisht dhe sipas të gjitha informacioneve në dispozicion ose sipas gjetjeve të bëra në misionet fakt-mbledhëse, ekzistojnë nevojat urgjente të mëposhtme për ndihmë humanitare:
-Sigurimi i ushqimeve bazë në veri;
-Furnizimi, veçanërisht në një pjesë të madhe të popullsisë me zona malore më të varfra, furnizimi i objekteve mjekësore me barna bazë dhe pajisje mjekësore.
Prandaj ne propozojmë masat e mëposhtme për t’ju ndihmuar:
Faza I: ndihma emergjente
a) Dërgimi dhe shpërndarja e 2000 tonë miell gruri në veri të vendit, ndoshta me prejardhje nga Hungaria apo Jugosllavia, për 700.000 franga. Mbështetja logjistike e shpërndarjes sigurohet nga SHA.
b) Dorëzimi i pajisjeve mjekësore, reagentëve, lëndëve të para për produkte farmaceutike dhe artikujve të vegjël mjekësorë për 700 000 franga. Edhe këtu pranimi dhe dërgesa në Shqipëri janë të garantuara logjistike nga SHA.
Faza II: Ndihma afatmesme 1991/92
c) Rehabilitimi i infrastrukturës spitalore për 1.1 milion CHF. Nëse është e nevojshme, në këtë shumë mund të përfshihet edhe mbështetja logjistike e një kësti të parë të ushqimit për mbijetesë.
Kështu që masa e ndihmës zvicerane kapë shumën prej 2.5 milion franga zvicerane, dhe nëse këtu llogaritet edhe kontributi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Zviceran, kjo shumë arrin në 3.5 milion franga.
Për shkak të urgjencës, dorëzimi i miellit tashmë ka filluar. Kërkojmë që të miratoni projekt-propozimin e bashkangjitur.
III.
Detyrimet që rrjedhin nga ky vendim i ngarkohen kredisë me këste për vazhdimin e ndihmës humanitare ndërkombëtare në përputhje me rezolutën federale të 30 nëntorit 1988 (BB1 1988 III 1495). Shpenzimet që lindin nën a) dhe b) i ngarkohen rubrikës së kredisë 0202-3600.201 Organizatat e ndihmës ndërkombëtare dhe 0202-3600.203 ndihma ushqimore me drithë, të buxhetit të vitit 1991. Kostot e renditura nën c) i ngarkohen rubrikës së kredisë 0202-3600.201 organizatat e ndihmës ndërkombëtare për buxhetin e vitit 1992.
Kreditë e nevojshme për financimin e shpenzimeve të parashikuara nën b) janë të disponueshme nën rubrikën 0202-3600.201 organizatat e ndihmës ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kredia e pagesës 0202-3600.203 ndihma ushqimore me drithë është shteruar, kështu që DPJ-a duhet të autorizohet të kërkoni një kredi shtesë.
Zyrat federale të mëposhtme pajtohen me këtë kërkesë:
• Administrata Federale e Financave
• Administrata Federale e Drithërave
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme
René Felber