Njoftojmë të gjithë miqtë e librit se shtëpia botuese “DRITA” rikthehet me ngjarjen kulturore të përvjetshme, të prezantimit të botimeve të saja gjatë një viti.
Sivjet, prezantimi i botimeve të vitit 2023 do të mbahet të enjten, më 22 shkurt 2024, në orën 19:00, në bibliotekën “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Do të prezantohen tetë libra nga katër seritë e botimeve: letërsi, monografi, teologji, përshpirtëri. Prezantimi i këtyre botimeve do të shoqërohet edhe me disa pika muzikore në violinë, piano e kitarë.
Pas promovimit do të ketë një koktej në “Agora” të Qendrës “BogdaniPolis”.
Ju mirëpresim!