Papa në letrën e re apostolike na thërret “Ta rizbulojmë bukurinë e liturgjisë”

Një letër apostolike drejtuar popullit të Zotit, titulluar Desiderio desideravi (Dëshira, që dëshiroja) në ditën e shenjtorëve Pjetër dhe Pal, për të ripohuar se forma liturgjike e dëshiruar nga Koncili është e vetmja formë liturgjike e Kishës.

 

Një letër apostolike drejtuar popullit të Zotit, titulluar Desiderio desideravi (Dëshira, që dëshiroja apo Dëshira e zjarrtë) në ditën e shenjtorëve Pjetër dhe Pal. Mbi të gjitha, për të nënvizuar rëndësinë e një liturgjie jo të lëmuar, plot simbole, me misterin e Krishtit në qendër. Një festë, pra, që mund të vijë vetëm nga një formacion i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, si në kryesinë e festës, ashtu edhe në pjesëmarrje.

Papa Françesku trajton temën e liturgjisë, në një letër, vazhdim i natyrshëm i asaj që iu dërgua ipeshkvijve për botimin e Traditionis Custodes, me të cilën Papa kishte ndaluar liberalizimin e dhënë për kremtimin e ritit të meshës me një formë e lashtë. Tani, Papa i rimerr këto tema, duke u mbështetur në propozimet e Plenumit të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve të shkurtit 2019, duke e bërë këtë me një dokument, që është më shumë reflektim personal, sesa drejtues, i shkruar prej atij vetë e që pasqyron mendimin e Papës, i cili zgjedh si titull fragmentin nga Ungjilli, ku Jezusi pohon se donte shumë t’i kremtonte Pashkët me dishepujt.

 

Nuk e kemi në xhep të vërtetën!

“Me këtë letër – shkruan Papa Françesku – dëshiroj ta ftoj gjithë Kishën  për të rizbuluar, për të ruajtur e për të jetuar të vërtetën dhe forcën e kremtimit të krishterë. Dëshiroj që bukuria e kremtimit të krishterë dhe pasojat e tij të nevojshme në jetën e kishës, të mos dëmtohen nga një kuptim sipërfaqësor dhe reduktues i vlerës së tij ose, akoma më keq, nga shfrytëzimi në shërbim të ndonjë vizioni ideologjik, cilido qoftë”.

Armiqtë e liturgjisë – për Papën – janë të njëjtët, si gjithmonë: përkatësisht gnosticizmi dhe neopelagjianizmi, fryt i botës shpirtërore, për të cilat ai foli në Gaudete et Exsulate. Është rrezik të mbetesh i mbyllur, me idenë se të vërtetën e ke në xhep!

 

Çfarë lexojmë në dokument?

Papa Françesku thekson se “rizbulimi i vazhdueshëm i bukurisë së Liturgjisë nuk është kërkimi i një estetizmi ritual, që kënaqet vetëm duke u kujdesur për formën e jashtme të një riti, ose me respektimin e përpiktë të rubrikës”. Por ky qëndrim – shton Papa – që ngatërron thjeshtësinë me banalitetin e lëmuar, esencialitetin me sipërfaqësinë injorante, konkretësinë e veprimit ritual me një funksionalizëm praktik të acaruar”, “nuk pranon në asnjë mënyrë qëndrimin e kundërt”.

Papa Françesku vëren se “post-modernizmi – në të cilin njeriu ndihet edhe më i humbur, pa pikëmbështetje të asnjë lloji, pa vlera, sepse i shndërruar në qenie indiferente, jetime, me horizont kuptimor të copëtuar – është  rënduar edhe më shumë nga trashëgimia, që na la epoka e mëparshme, e përbërë nga individualizmi dhe subjektivizmi (që të kujtojnë edhe një herë pellagianizmin dhe gnosticizmin) si dhe nga një spiritualizëm abstrakt, që i bie ndesh vetë natyrës së njeriut, një shpirti të mishëruar dhe rrjedhimisht, të aftë për veprim dhe kuptim simbolik”.

“Me këtë letër – shkruan Papa Françesku – thjesht doja ta ftoja gjithë Kishën ta rizbulojë, ta ruajë dhe ta jetojë të vërtetën dhe forcën e kremtimit”.

 

 Problem kishtar

 Por problemi është mbi të gjitha kishtar. Për Papën, nëse pranohet Koncili, nuk mund të mos pranohet liturgjia e tij dhe për këtë arsye i ndaloi kremtimet e Meshës sipas ritit të lashtë, duke i trajtuar si një biritualizëm, një rit të dyfishtë. Për Papën, tani është “e nevojshme gjetja e kanaleve të formimit si studim i liturgjisë: nisur nga lëvizja liturgjike, është bërë shumë në këtë kuptim, me kontribute të çmuara nga shumë studiues dhe institucione akademike”. Por është gjithashtu e nevojshme “përhapja e kësaj njohurie jashtë sferës akademike, në një mënyrë të arritshme, në mënyrë që çdo besimtar të mund të thellohet në njohjen e kuptimit teologjik të Liturgjisë – kjo është çështja vendimtare dhe themelore e të gjitha njohurive dhe praktikës liturgjike. – si dhe të zhvillimit të të krishterëve për të fituar aftësinë e kuptimit të teksteve eukologjike, dinamizmat rituale dhe vlerën e tyre antropologjike”.

 

Roli i seminareve

Papa Françesku kërkon që seminaret të ofrojnë gjithashtu “mundësinë për të përjetuar një festë jo vetëm shembullore nga pikëpamja rituale, por autentike, jetike, që i krijon njeriut mundësinë të jetojë atë bashkim të vërtetë me Zotin, për të cilin duhet të përpiqet edhe dija teologjike. Vetëm veprimi i Shpirtit Shenjt mund ta përsosë njohurinë tonë për misterin e Zotit, gjë që  nuk është çështje e të kuptuarit mendor, por e një marrëdhënieje, që prek vetë jetën. Kjo përvojë është themelore në mënyrë, që pasi të jenë shuguruar, meshtarët të mund t’i shoqërojnë bashkësitë në të njëjtën rrugë të njohjes së misterit të Zotit, që është mister i dashurisë”.

Kjo është e rëndësishme për Papën Françesku, sepse “humbja e aftësisë për të kuptuar vlerën simbolike të trupit dhe të çdo krijese, e bën gjuhën simbolike të Liturgjisë pothuajse të paarritshme për njeriun modern. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për të hequr dorë nga kjo gjuhë: nuk është e mundur të heqësh dorë nga ajo, sepse është ajo që e zgjodhi Trinia Shenjte, për të arritur tek ne, tek mishërimi i Fjalës. Përkundrazi, bëhet fjalë lidhur me rifitimin e aftësisë për t’i kuptuar simbolet e Liturgjisë”. Por nuk është për t’u dëshpëruar. Aftësia për të kuptuar simbolet është “pjesë përbërëse e qenies njerëzore”, prandaj, “megjithë të këqijat e materializmit dhe të spiritualizmit – si mohimi i unitetit të trupit me shpirtin – është gjithmonë gati të rishfaqet, si çdo e vërtetë. “.

Papa Françesku thekson se është e rëndësishme, para së gjithash, të jetosh në mister, sepse “artin e kremtimit nuk e mëson mbasi ndjek ndonjë kurs të të folurit publik ose teknikat e komunikimit bindës (unë nuk gjykoj qëllimet, shoh efektet). Çdo mjet mund të jetë i dobishëm, por gjithmonë duhet t’i nënshtrohet natyrës së Liturgjisë dhe veprimit të Shpirtit Shenjt. Ne kemi nevojë për përkushtim të zellshëm ndaj kremtimit, duke e lënë vetë kremtimin të na transmetojë artin e saj”.

 

Vlera e kryesimit të festës

 Papa Françesku flet edhe për rëndësinë e kryesimit të festës. “Nëse është e vërtetë – shkruan ai – që ars celebrandi ka të bëjë me të gjithë asamblenë që kremton, është po aq e vërtetë se të shuguruarit duhet të kenë kujdes të veçantë për të. Në vizitat e bashkësive të krishtera kam vërejtur shpesh se mënyra e tyre e të jetuarit të kremtimit kushtëzohet – për të mirën dhe, për fat të keq, edhe për të keqen – nga mënyra sesi prifti i famullisë së tyre kryeson asamblenë e bashkësisë. Mund të themi se ka ‘modele’ të ndryshme të presidencës”.

Papa Françesku i quan të papërshtatshme: “ngurtësinë e ashpër, ose krijimtarinë e acaruar; misticizmin shpirtëror ose funksionalizmin praktik; nxitimin e tepërt, ose ngadalësinë e theksuar; pakujdesinë e ngathët ose përsosurinë e tepruar; dashamirësinë e tepërt, ose paaftësinë hieratike.

Papa mendon se “megjithë gjerësinë e këtij diapazoni, pamjaftueshmëria e këtyre modeleve ka një rrënjë të përbashkët: një personalizëm të acaruar të stilit të kremtimit, i cili, herë pas herë shpreh maninë e fshehur keq për lidership. Shpesh kjo bëhet më e dukshme kur kremtimet tona transmetohen online, gjë që nuk është gjithmonë e përshtatshme dhe për të cilën duhet të reflektojmë. Këto nuk janë qëndrimet më të përhapura, por jo rrallë asambletë e pësojnë këtë ‘keqtrajtim’”.

Papa Françesku thekson se meshtari duhet t’i nënshtrohet gjithnjë natyrës së Liturgjisë dhe veprimit të Shpirtit Shenjt. Edhe Papa Françesku flet për rëndësinë dhe kryesimim e festave liturgjike. “Nëse është e vërtetë – shkruan ai – që ars celebrandi ka të bëjë me të gjithë asamblenë që kremton, është po aq e vërtetë që ministrat e shuguruar duhet të kenë kujdes të veçantë”.

Papa Françesku i rendit si të papërshtatshme: “ngurtësinë e ashpër ose krijimtarinë e acaruar; misticizmin shpirtëror ose funksionalizmin praktik; nxitimin e tepruar, ose ngadalsinë e tepruar.

 Papa Françesku komenton: “Që ky shërbim të bëhet mirë – me art – është themelore që meshtari të ketë, mbi të gjitha, vetëdijen e gjallë për të qenë, për mëshirë, prani e veçantë e të Ngjallurit”. (radio vatikani)

Shpëndaje: