8 mënyrat për t’i nderuar Shpirtrat e Purgatorit në muajin Nëntor

Nga Annabelle Moseley

 

Ky është muaji, gjatë së cilit ne i kujtojmë të gjithë të vdekurit. Këtu janë disa mënyra të thjeshta për t’i kujtuar në mënyrën sa më të mirë.

Për katolikët, nëntori është muaji i Shpirtrave të Purgatorit – kujtimi i të gjithë besimtarëve që kanë kaluar në amshim. Katekizmi na mëson: “Ata që vdesin në hirin dhe në miqësinë e Zotit, por janë të pastruar në mënyrë të papërsosur, megjithatë janë të sigurt për shpëtimin e tyre të amshuar, prapëseprapë i nënshtrohen, pas vdekjes, një pastrimi, me qëllim që të arrijnë shenjtërinë e nevojshme për të hyrë në gëzimin e qiellit.” (KKK, nr. 1030).

Ata shpirtra të vuajtur, por shpresëdhënës, të cilët lutjet tona u ndihmojnë që një ditë të fitojnë parajsën, e nga atje do të luten për ne derisa ne shtegtojmë ende në tokë. Dhe kështu, Nëntori është një kohë ideale për të ndihmuar Shpirtrat e Purgatorit përmes lutjes dhe veprave të dashurisë e bamirësisë. Është, gjithashtu, një kohë e mirë për të kujtuar se ne jemi mëkatarë dhe duhet të (për)forcojmë shpirtrat tanë që të mund një ditë të arrijnë në parajsë. Duke vazhduar serinë tonë mujore mbi mënyrat për të shfaqur temën e përshpirtërisë katolike të çdo muaji në jetën tuaj, këtu janë 8 mënyra se si mund të nderoni Shpirtrat e Purgatorit këtë nëntor:

 

  1. BËJ NJET PËR SHPIRTAT E PURGATORIT KËTË MUAJ

Është e zakonshme të merret një vendim për Vitin e Ri në muajin janar, duke vendosur të heqësh dorë nga një ves ose të fitosh një virtyt. Nuk ka kohë më të mirë se muaji kushtuar Shpirtrave të Purgatorit për të marrë një vendim, i cili do të ndihmonte shpirtrat tanë dhe ata që duam t’i afrohen pak më shumë parajsës. Ja një shembull i një vendimi për këtë muaj: Vendos ta lutesh Rruzaren çdo ditë për të ndihmuar forcimin e shpirtit; dhe gjithashtu shto “Jepu, o Zot, pushimin e pasosur” në fund të lutjes për Shpirtrat në Purgator:

Jepu, o Zot, pushimin e pasosur. U shndrit drita e pambarume. Bëj që të gjithë besimtarët e vdekur, për në mëshirën e Zotit, pushofshin në paqe. Amen.

Ose, ka dhe një Rruzare të veçantë, por edhe lutje tjera për Shpirtrat e Purgatorit, që mund t’i lutni. Këtu i gjeni në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera botërore: holysoulsrosary.org/#/english.

 

  1. LUTU PËR SHPIRTAT NË PURGATOR ME LUTJEN E SHËN GERTRUDES

Ja lutja: Atë i Amshueshëm, të ofroj gjakun e paçmuar të Birit tënd Hyjnor, Jezusit, në bashkim me meshët e kremtuara sot në mbarë botën, për të gjithë shpirtrat në Purgator, për mëkatarët kudo, për mëkatarët në kishën universale, për ata në shtëpinë time dhe në familjen time. Amen.

 

  1. BËJ AKTE BAMIRËSIE DHE SAKRIFICË PËR SHPIRTAT NË PURGATOR

Çfarëdo që të bësh në frymën e këtij muaji, pse të mos e bësh për Shpirtrat e Purgatorit që vuajnë?

 

  1. BËJ NJË TORTË PËR SHPIRTRAT E PURGATORIT

Tortat për Shpirtrat e Purgatorit vijnë nga një traditë katolike mesjetare. Ato janë ëmbëlsira të vogla të rrumbullakëta të bëra për festat e të Gjithë Shenjtërve dhe Shpirtrat e Purgatorit dhe që shpërndahen kur “shpirtrat” (zakonisht fëmijët dhe të varfrit) trokisnin në derë për të bërë lutje për shpirtrat e anëtarëve të familjes. Ja një recetë që do të mund ta gatuash: Recipe: Soul cakes | The Simple Things .

Për t’i bërë ato më të veçanta, mund të vendosësh formën e një kryqi në pjesën e sipërme të secilës tortë përpara se ta futësh në furrë. Si një opsion tjetër, thuhet se donuts fillimisht u krijuan si një lloj torte e shijshme për shpirtrat, me format e tyre rrethore që përfaqësojnë jetën e përjetshme të shpirtit. Pra, nëse nuk bën ëmbëlsira në shtëpi, gjithmonë mund të blesh disa donuts!

 

  1. BËJE NJË FESTË SHPIRTËRORE PËR TË RINJT – QË PREK ZEMRËN E TYRE

Festa e të Gjithë Shenjtërve dhe traditat e tjera të festimeve gjatë vjeshtës i kanë rrënjët në festimet e lashta katolike të festave të të gjithë Shenjtërve dhe Shpirtrat e Prugatorit. Pse të mos e nisni nëntorin (dhe ditën e përkujtimi të besimtarëve të vdekur) me një festë me tortë? Vishu si shenjti i yt i preferuar, paraqite emrin e një personi të dashur të ndjerë e kërkoju të tjerëve të luten për të ndërsa ti ndiz një qiri, ha dhe ndaj ëmbëlsira për shpirtra. Madje mund të këndohen këngë të përshpirtshme për këtë rast.

 

  1. VIZITO VARREZAT DHE LUTU PËR TË VDEKURIT

Është muaj i përshtatshëm për të vizituar varrezat dhe për të kushtuar lutje, edhe për ata që nuk i njihje personalisht. Për të dashurit e tu që kanë kaluar në amshim, pse të mos mbjellësh disa lule zbukuruese ose të vendosësh një kurorë në përmendoren e tyre, dhe të lutesh ndërsa i bën të gjitha këto? Mund ta lutësh edhe një Rruzare të tërë për ta ndërsa i hjek barërat e këqij, mbjell dhe ujit. Kur të kesh mbaruar, bëje një shëtitje nëpër varreza dhe lutu për të varrosurit aty.

Mos e harro lutjen “Jepu, o Zot, pushim e pasosur” (shih lutjen më lart). Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u ndjerë rehat në varreza dhe për të qenë të vetëdijshëm se këto nuk janë vende për t’u frikësuar apo vende që duhet t’i shmangesh, por tokë e shenjtë ku mund të lutesh për ata që kanë shkuar në amshim përpara nesh.

 

  1. JEP MESHË PËR SHPIRTAT E VDEKUR

Ne mund dhe duhet të ndihmojmë shpirtrat e vdekur duke kërkuar që të kremtohen meshë për ta (mund ta porositës një meshë në famullinë tënde apo në një kishë që e ke afër). Një tjetër mundësi: kushtoja pjesëmarrjen tënde në meshën e radhës për të gjithë Shpirtrat që gjenden në Purgator, duke ju kushtuar Kungimin dhe të gjitha lutjet dhe veprat e të mira të ditës.

 

  1. KUJTOJI TË AFËRMIT DHE MIQTË E VDEKUR NË NJË DARKË

Kjo do të ishte shumë e veçantë për të bërë në Ditën e Falënderimeve… ose ndonjë darkë të veçantë! Përpara ngrënies, kur e bëjmë bekimin dhe ndajmë të mirat tona, le të kujtojmë gjithashtu, me emër, anëtarët e familjes që kanë kaluar në amshim dhe ndikimin e të cilëve ne ende i kujtojmë dhe i konsiderojmë ndër dhuratat tona më të mëdha. Lutu për shpirtin e tyre dhe falënderohu për dashurinë e tyre që e ke pasur derisa ishin gjallë. Vendos fotot e të ndjerëve të dashur në një vend që i nderon ata. Shërbe një ushqim që dihet se ai/ajo e gatuante ose e shijonte gjatë jetës tokësore. Trego histori të atij personi të dashur, këndo një këngë që i pëlqente dhe, më e rëndësishmja, barte mençurinë dhe zgjuarsinë e tyre./drita.info

 

Marrë nga: 8 Ways to honor the Holy Souls this November (aleteia.org)

Përktheu: Rev. “DRITA”

Shpëndaje: