Më 6 dhjetor 2022, ditë e martë, në ditëkujtimin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, organizon Akademi Solemne “Ditët e Bogdanit”, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
***
PROGRAMI
Ora:19:00 Fillimi i akademisë
Fjalë përshëndetëse të personaliteteve
Nga Institucionet shtetërore të Kosovës
Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë
Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për jetën
Znj. Teuta Shala, u.d. drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Z. dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH – Shkup
Pikë muzikore
Referat i akademisë:
Don Lush Gjergji, “Imzot Pjetër Bogdani, prelat dhe rilindës me vizion europian”
Pikë muzikore
Vizitë në Kriptën e Katedrales ku është bërë rivarrimi simbolik i Pjetër Bogdani.
Koktej rasti