Të shtunën mbahet konferenca ndërkombëtare mbi zbulimet arkeologjike në Katedralen e Prizrenit

Të shtunën, me 11 qershor 2022, duke filluar nga ora 11.00, në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, do të mbahet një Konference ndërkombëtare lidhur me zbulimet e para arkeologjike, që dëshmojnë për vazhdimësinë historike të Kishës Katolike në Kosovë.

Ne fakt, zbulohet se e njëjta Katedrale është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të vjetër paleokristiane (shek. V). Ndërsa më vonë ringritet edhe kjo Katedrale e sotshme kah fundi i shek. XII-XIII, ndërsa kisha tjetër brenda Katedrales daton nga shek. X-XII.

Prandaj, ju ftojmë te jeni te pranishëm në këtë ngjarje të madhe historike, jo vetëm për krishterimin, por edhe për Kombin, pasi që përmes saj dëshmohet kontinuiteti historik i të parëve tanë./drita.info

 

Shpëndaje: