Festa e Shën Gjergjit në Famullinë e Budisalcit

Festa e Shën Gjergjit, martir, i cili në Kishën Katolike festohet me 23 prill, festohet me shumë devocion në Dioqezën tonë Prizren-Prishtinë. Famullia e Budisalcit e ka pajtor dhe mbrojtës të sajë.

Në këtë famulli, tashmë tradicionalisht, festës së pajtorit të saj i paraprin treditëshi përgatitor,  kushtuar Shën Gjergjit, gjatë së cilave besimtarët shpirtërisht bëjnë përgatitjet e tyre për të kremtuar ditën e festës. Përgatitja bëhet nëpërmes lutjeve, meshëve, sakramentit të rrëfimit e përshpirtëri tjera që famullia organizon për këto ditë.

Meshën solemne të festës e kryesoi Don Lush Sopi, famullitar i Bishtazhinit, në bashkëmeshim me meshtarë të ardhur nga famullitë e tjera.

Në predikimin e rastit Don Lushi foli për martirizimin në historinë e Kishës, e që figura e Shën Gjergjit në shekullin e katërt, është njëra prej tyre, si shembull për besimtarët e të gjitha kohërave, për të treguar besnikërinë dhe dashurinë për Zotin tonë Jezu Krishtin. Le ta lusim – tha predikatari – këtë shenjtë të bëhet ndërmjetësi i mirë përballë sfidave që ne i hasim në kohën tonë e që kërkojnë kurajo e guxim për të dëshmuar fenë tonë në Zotin, e në këtë mënyrë t’i përngjajmë me jetën tonë.

Në meshën solemne ishin bashkuar edhe shumë besimtarë nga famullitë e tjera te Rrafshit të Dukagjinit. Mesha u përcoll me këngë të korit të famullisë dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Maria e Kosovës, e cila mundësoi kështu edhe bashkimin virtual të të devotshmëve të shenjtit të marrin pjesë. Shën Gjergji – lutu për ne!/drita.info

Për Dritën: Albert Gojani

Shpëndaje: