Kryeminstri Kurti dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji flasin për rregullimin e statusit juridik të Kishës Katolike

Prishtinë, 24 janar 2023: Sot, në orët e paradites Ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji ka pritur në takim Kryeministrin i Republikës së Kosovës, Sh. T. Albin Kurti.

Në takimin njëorësh u bisedua për rregullimin e statusit juridik të Kishës Katolike në Kosovë dhe shqetësimet tjera që lidhen më të.

Ipeshkvi theksoi se është jetike të aprovohet ligji për bashkësitë fetare, që të mund të funksionalizojë Kisha si institucion dhe për të realizuar veprimtarinë e saj shpirtërore, edukativo-arsimore, kulturore e shoqërore.

Kryeministri, në anën tjetër, premtoi përkushtimin e Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia, sidomos për bashkëpunimin për ligjin për bashkësitë fetare.

Në takimin ishte e pranishme edhe këshilltarja ligjore të kryeministrit, znj. Tea Blakaj Hoxha, kurse nga ana e ipeshkvsë, zëdhënësi i ipeshkvit z. Don Fatmir Koliqi./drita.info

Shpëndaje: