Dioqeza Prizren-Prishtinë, ka bërë të ditur programin e kremtimit të Festës së Pashkëve 2022, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
VIGJILJA E PASHKËVE, e shtunë, 16 prill 2022
ORA 21:00: Mesha Solemne e Pashkëve, do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Kjo meshë do të transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
DITA E PASHKËVE, e diele, 17 prill 2022
ORA 11:00: Mesha e shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Meshën e udhëheq Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi ynë, në bashkëmeshim me meshtarët.
Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.
PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE, e diele, 17 prill 2022
ORA 12:30 – 13:30: Pritja Solemne e Pashkëve në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Për shumë mot Pashkët!