Të dashur besimtarë/e,
miq e dashamirë,
Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Dioqeza Prizren-Prishtinë, me gëzim e shpall programin e Krishtlindjes 2022, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
PROGRAMI
E shtunë, 24 dhjetor 2022 – VIGJILJA E KRISHTLINDJES
ORA 18:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis”,
që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e cila organizohet nga ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2022.
ORA 23:20: Koncerti i Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza
1. Kënga e autorit Charles Wesley & kompozimi i Felix Mendelssohin Bartholdy “Bota mbarë sot është gëzuar”, këndojnë fëmijët e Famullisë së Prishtinës, nën udhëheqjen e m. Lidvina Marku.
2. Koreodrama “Nënë Tereza” nga koreografja Suzana Denica dhe muzika Agron Pllumaj. Eksekutohet nga Ansambli “Bajram Curri” nga Prishtina.
3. Këngët: A. Mozart, “Ave Verum”; César Franck, “Panis Angelicus”; Felix Mendelssohn Bartholdy, “O For the Wings of a Dove”, këndon Besa Llugiqi, soprano, e shoqëruar në organo nga Lyra Kastrati, organiste.
ORA 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë,
të cilën do të udhëheq Ipeshkvi ynë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
E diele, 25 dhjetor 2022 – DITA E KRISHTLINDJES
ORA 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë.
Kurse Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.
Jeni të ftuar të gjithë, besimtarë/e, miq e dashamirë, që të festojmë me gëzim Lindjen e Jezusit!
Vëllazërisht,
Dioqeza Prizren-Prishtinë