Reagim i Caritas Kosova

Zyra Qendrore e Caritas Kosova ka lëshuar një reagim për të shqaruar opinionin publik lidhur me lajmet e fundit për një marrëveshje e cila është bërë mes Caritasit Zviceran dhe Ministrisë së Zhivllimit Rajonal, e që konsiderohet shkelje flagrante në mandatin e Caritas Kosova.

 

Reagimi i plotë:

Zyra Qendrore e Caritas Kosova në Ferizaj reagon në lidhje me lajmet e fundit për një marrëveshje në mes të Caritasit Zviceran dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Ky reagim bëhet për të njoftuar opinionin e gjerë dhe për të qartësuar përdorimin e emrit “Caritas”. Caritas Kosova distancohet nga këto zhvillime dhe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen në fjalë.

Po ashtu, Caritas Kosova është organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër. Prandaj, operimi i organizatave tjera në territorin e Republikës së Kosovës me emrin Caritas, konsiderohet nga ne si ndërhyrje flagrante në reputacionin dhe mandatin e Caritas Kosova”./drita.info

Shpëndaje: