HOMAZH PËR NËNËN TEREZE

Nga Sri CHINMOY

 

 

“Motër e dashurisë,

Nënë e dhembshurisë”

Motër e dashurisë, dhembshurihyjnorja Nëna Tereze,

Çdo ditë Buzëqeshje e Hyjit, Gëzim dhe Krenari e Zotit,

hani drekë me shpirtin tuaj.

Nënë, lotët e Kalkutës të rrjedhin

Dhe ju jeni një zemër e gjakosur.

E gjithë bota ju përulet dhe përkulet nga afër dhe nga larg.

Jeta juaj është aroma e lule-ëndrrave dhe lule-paqes në botë.

Është fryma juaj ajo që ndërton kullën e kënaqësisë së Zotit.

 

NJË KËNGË PËR NDER TË NËNËS TEREZËS

Nëna Tereze:

Zog fluturues i Kalkutës

Hënë lundruese indiane

Qiell i botës që qan

Humbje e tokës nga grisja

Dhunti e Vallëzim-parajsës

Premtim i lulëzuar i Krishtit

Krenari e të korrave të Nënës Mari.

Motrat dhe vëllezërit e mi të botës,

A jemi kaq të verbër sa nuk shohim?

Është Nënshkrim i Hyjit

Me në krye Nënën Tereze.

Nënë,

Të jem në praninë tënde gjithë bekime,

Do të thotë të marrësh frymë

Një frymë dhembshurie të gjallë.

Nënë,

Një pëshpëritje e vetme nga ti

I kthen në rrugën e Zotit

Mijëra jobesimtarë

Dhe mosbesimtarët.

Nëse ndonjë i vuajtur që vdes në tokë

Do të ketë nevojë për dikë që të qajë për të,

Me të dhe në shpirtin e tij,

Atëherë ai mund t’i shohë pa gabuar

Krahët e gjithëpushtetshëm të Nënës Tereze

Se si ajo më e shpejtë se më i shpejti

I afrohet atij.

Nëna Tereze bën shumë e shumë gjëra

Për të mirën e botës,

Por kur ajo lahet

Me lotët që rrjedhin nga zemra –

Për Vuajtjet që s’mund të tregohen me fjalë,

Nga ata që s’i do askush-

Atëherë Ajo është e Tejetmira.

Kur Nëna Tereze i afrohet

Të vuajturit fatkeq,

Çfarë i thotë ajo?

“Mos u shqetëso, fëmija im, Zoti po vjen.

Përnjëmend, unë shoh te ti praninë e gjallë

Të Vetë Jezu Krishtit.

Nëna Terezea është

Ëndërrimtarja e lumturisë

Në zemrën

E vuajtjes, ku gjendet i burgosur njerëzim.

Nëna Tereze, Nënë, Nënë, Nënë:

Lule-Zemër e Njerëzimit,

Aromë e Hyjni-Shpirtit.

 

 

(SRI CHINMOY (1931-2007) është një personalitet i përmasave botërore, poet i shquar botëror indiano-amerikan. Pasi u shpërngul në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1964, Chinmoy krijoi qendrën e tij të parë të meditimit në Queens, Nju Jork, dhe së fundmi kishte 7000 studentë në 60 vende. Ishte një këshilltar shpirtëror indian që ligjëroi meditimin në SHBA në rreth 50 universitete. Mbante fjalime në universitete dhe më vonë në Kombet e Bashkuara, “për t’u shërbyer njerëzve në Perëndim që kërkonin përmbushje shpirtërore. Poezitë e tij të shkurtra të stilit haiku veprojnë si aforizma të shkurtra mësimore për kërkuesit shpirtërorë.”

Ligjëratat e tij u botuan si një seri librash me gjashtë pjesë të titulluar “50 Varkat e Lirisë në Një Breg të Artë” (1974). U takua me personalitetet më të njohura botërore. Ndër to, edhe me Nënën Tereze, pesë herë. Në takimin e tyre të dytë në Romë, gjatë tetorit 1994, Chinmoy i dha Nënës Tereze një çmim. Gjatë ceremonisë, Nëna Tereze i tha Sri Chinmoy: “Jam shumë e kënaqur me gjithë punën e mirë që po bëni për paqen botërore dhe për njerëzit në kaq shumë vende. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të ndajmë së bashku të gjithë për lavdinë e Zoti dhe për të mirën e njeriut.”)./drita.info

 

Përktheu dhe përgatiti: Prend BUZHALA

 

Shpëndaje: